E mërkurë, 4 Gusht, 2021
35.5 C
Tirana

Aksidentet/ Eksperti: Ja cilat janë akset rrugore më të rrezikshme në Shqipëri

Shqipëria vijon të mbetet një nga vendet me më shumë viktima të shkaktuara nga aksidentet rrugore.  Eksperti i sigurisë rrugore, Artur Sulçe i ftuar në Tv Klan, renditi edhe disa nga akset rrugore me rrezikshmëri më të lartë të aksidenteve në të cilat qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm.

Sipas tij, akset më të vështira rrugore janë Tiranë-Durrës gjatë ditëve të fundjavave, ndërsa në zonën e jugut, Korça dhe Pogradeci janë më problematike, ku ndikim ka edhe trafiku.

Artur Sulçe: ”Akset më të vështira rrugore janë Tiranë-Durrës gjatë ditëve të fundjavave. Një rrugë tjetër shumë problematike është rruga nga Hani i Hotit ose Muriqani për të ardhur deri në Lezhë që bashkohet me këtë pjesën e parikontrukturuar plotësisht që hyn deri në një pjesë të autostradës në Milot. Është një aks shumë i rrezikshëm. Në asnjë vend të botës nuk mund të gjeni një rrugë si ajo, që shpejtësinë maksimale me kod rrugor e kam 80km/h, por për shkak të ndërprerjerjeve ka një shpejtësi shumë të vogël, ngarkesë shumë të madhe dhe niveli i shërbimit të saj është shumë i ulët dhe është shumë problematike gjatë natës. Në zonën e Jugut, zona e Vlorës është e kontrollueshme lehtësisht me një ndryshim që duhet të bëjë policia rrugore, nuk duhet të jetë statike, por duhet të lëvizë që nëse shikon ndalesa të gabuara, këmbësor apo diçka tjetër, të ndërhyjë menjëherë. Në pjesën Korçë, Pogradec kanë problematikën e tyre sepse është thuajse si rruga e Shkodrës, vonohesh dhe nuk arrin të shkosh në destinacion në kohën që ke përcaktuar, mjafton të dalë një kamion përpara dhe bllokohet.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

VIDEO/Rama i shpalli ‘luf*ë të hapur’, Peleshi shfaqet me Dritan Lelin në Vlorë

Situata me zjarret është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit. Flakët kanë mbërritur edhe në zonat e banuara, duke ndezur sinjalin SOS në Gjirokastër, Dukat,...

Verbëria e rutinës së dorëzimit të përditshëm

Nga: Agim Baçi Shpesh njerëzit tregohen të verbër, ose bëjnë sikur!”, tha shkrimtari portugez Jose Saramango në ceremoninë e marrjes së çmimit “Nobel” në vitin 1998, duke...

Humbi jetën mes flakëve/ Shoku i viktimës: Nuk kishim zjarrfikëse

Detaje të reja të rënda kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur dje në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku mbeti...

E vr*u për pronën/ “I trembem hakmarrjes”, vëllai i vras*sit kërkon mëshirë

Pak ditë më parë, një sherr mes kushërinjve për pronën në Lushnje përfundoi me një të vrarë. Autori i krimit, Kastriot Hasalla pritet të...

‘Cënoi besimin e publikut’, KPA shkarkon prokurorin e Krimeve të Rënda

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), shkarkoi nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj. Në vendim thuhet se Hajdarmataj ka cënuar besimin...