Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Aksident tragjik në Pakistan/Autobusi përplaset me cisternën e naftës, 20 viktima

6 muaj ago
in Bota, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Aksident tragjik në Pakistan/Autobusi përplaset me cisternën e naftës, 20 viktima

20 persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Pakistan, pasi një autobus u përplas me një cisternë nafte në Pakistanin jugor. Aksidenti ndodhi në orët e para të së martës, në një autostradë në provincën Punjab kur autobusi u përplas me cisternën nga pas, thanë zyrtarët.

Autobusi, me 24 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit, ishte nisur për në Karaçi nga Lahore. Policia tha se shoferi i cisternës së naftës u largua nga vendi i ngjarjes.

Disa prej trupave ishin djegur keq dhe vështirë për t’u identifikuar, thanë autoritetet, duke shtuar se ata do të nisin një proces testimi të ADN-së për ta bërë këtë.  Gjashtë të mbijetuar u plagosën rëndë në tragjedi, dhe u transferuan në spitalin Nishtar të qytetit Multan, thanë zyrtarët.

Oficeri hetues Kashif Shahzad tha se një raport i parë informacioni (FIR) u regjistrua nga policia në lidhje me aksidentin.

“Është shumë e mundshme një rast i drejtimit të pakujdesshëm nga shoferi i autobusit, i cili gjithashtu ka vdekur”, i tha ai Al Jazeera.

Asad Shabbir, zëdhënës i Policisë Kombëtare të Autostradave, tha se cisterna po transportonte mijëra litra naftë.

“Zjarri pas përplasjes ishte masiv, gjë që e bëri të vështirë për punonjësit e shpëtimit nxjerrjen e të vdekurve dhe të plagosurve,” tha ai.

Aksidenti ka sjellë mbylljen e përkohshme të autostradës. Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif shprehu ngushëllimet e tij në Twitter. “Të pikëlluar nga humbja e 20 jetëve të çmuara në aksident. Lutjet e mia janë me familjet e viktimave”, ka shkruar ai.

Kryeministri i provincës Punjab Parvez Elahi gjithashtu shprehu pikëllimin dhe u kërkoi zyrtarëve që t’u japin mbështetje të plotë familjeve.

Aksidentet rrugore fatale janë të zakonshme në Pakistan, ku shumë fajësojnë infrastrukturën e dobët, automjetet e papërshtatshme dhe paaftësinë e njerëzve për të ndjekur rregullat e trafikut.

Të dhënat e përpiluara nga Byroja e Statistikave të Pakistanit, tregojnë se vetëm në vitin 2021 ka pasur 10.379 aksidente rrugore që rezultuan në 4.566 vdekje.

Burimi i lajmit: aljazeera. Përshtatur nga Tirana Today 

Tags: aksidentPakistan

TË LIDHURA

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

12:39 | 15/12/2022
Sa bukur dhe sa turp, o Zot!
Editorial - Opinione

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut
Bota

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Next Post
Zgjedhjet në Kenia/ Zyrtari i sondazhit gjendet pa shenja jete pas votimit

Zgjedhjet në Kenia/ Zyrtari i sondazhit gjendet pa shenja jete pas votimit

Rikthehet i nxehti afrikan, ja sa do shkojnë temperaturat

Rikthehet i nxehti afrikan, ja sa do shkojnë temperaturat

Ndërhyrja e NATO-s para takimit në Bruksel/Stoltenberg takon Kurtin dhe Vuçiç

Ndërhyrja e NATO-s para takimit në Bruksel/Stoltenberg takon Kurtin dhe Vuçiç

JU REKOMANDJOMË

Greqia ‘braktis’ Shqipërinë, avullojnë investitorët

Greqia ‘braktis’ Shqipërinë, avullojnë investitorët

3 vjet ago
Sulmohen katër policë në Prishtinë, pesë të arrestuar

Sulmohen katër policë në Prishtinë, pesë të arrestuar

5 vjet ago
Dhjetë pasojat pozitive të pandemisë aktuale

Mbi 4 milionë vdekje nga COVI*D-19 në botë

2 vjet ago
Greqia e mbytur në borxhe, do t’i shlyej deri në vitin 2060

Greqia e mbytur në borxhe, do t’i shlyej deri në vitin 2060

4 vjet ago




TË FUNDIT

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

by genti
12:39 | 15/12/2022
0

Pranë ambienteve të Universitetit Europian të Tiranës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Credins bank dhe këtij...

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

14:16 | 08/12/2022
Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

13:56 | 08/12/2022

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com