15 persona kanë humbur jetën, si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në një autostradë në Kinë. Sipas mediave ndërkombëtare, në aksidentin e ndodhur në autostradën në veriperëndim të provincës Gansu janë përfshirë 31 automjete.
Bilanci është tragjik, ku flitet për 15 të vdekur dhe 44 persona të plagosur. Shkak për këtë aksident tragjik dyshohet se është bërë një kamion, i cili ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në korsinë e shpejtësisë.
Kjo gjë ka bërë që më pas dhjetëra automjete të përplasen me njëra-tjetrën.