Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik. Dy automjete tip Mitsubish dhe Renault janë përplasur me njëra-tjetrin, ku si pasojë ka humbur jetën një prej shoferëve.
Mësohet se viktima ishte 40 vjec, drejtues i automjetit Mitsubish me targa AA397GM.
I plagosur ka mbetur edhe shoferi tjetër, drejtues i automjetit me targa AA629MO.
Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.