Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Lushnje, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën dy persona.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:40, teksa automjeti tip “Renault” me targa AA 468 PY, ka goditur trafik-ndarësen dhe ka rënë në kanal.
Pasagjeri me iniciale P.Z, 54 vjeç, banues në lagjen “Myslym Shyri” në Tiranë, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa shoferi, 61-vjeçari F.N u dërgua në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë dhe në orën 07:25 ndërroi jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.