Aktualitet

Aksident në Shkodër/ Mjeti përplas fëmijën 10-vjeçar


               Publikuar në : 18:29 - 09/10/19 M. S

Një mjet me drejtues shtetasin E.H., 37-vjeç, ka përplasur një 10-vjeçar. Aksidenti, fatmirësisht pa pasoja për jetën ka ndodhur rreth orës 17:45, në unazën Përendimore tek ish Zukthkashta, Shkodër.

Fëmija i aksidentuar është transportuar me urgjencë për në Spitalin Rajonal Shkodër. Ai ndodhet në sallën e operacionit, nën kujdesin e mjekëve. Nga ana tjetër, drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë.

“Më datë 09.10.2019, rreth orës 17:45, në unazën Përendimore tek ish Zukthkashta, Shkodër, mjeti me targa AA133SH, drejtues shtetasi E. H. 37 vjeç, ka përplasur një fëmijë E. H., 10 vjeç, banues lagjen Salo Halili, i cili u transportua për në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjeksore dhe ndodhet në sallën e operacionit, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi mjetit u shoqërua në ambjentet e D. V. P. Shkodër. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT