Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Përrenjas – Librazhd.
Raportohet se aksidenti në fjalë është regjistruar në afërsi të fshatit Qukës.
Drejtuesi i motoçikletës është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i policisë: “Librazhd/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Librazhd- Qaf Thanë, në fshatin Qukës, shtetasi T. Zh., 33 vjeç, banues në fshatin Qukës, Librazhd, duke drejtuar mjetin tip, “Benz”, është përplasur me një motoçikletë, me drejtues shtetasin E.S.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe një këmbësor shtetasi K.H., 34 vjeç, banues në Librazhd.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”.