Një fëmijë 5-vjeçar humbi jetën mesditën e së hënë nga një aksident automobilistik.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën dytësore në Marikaj, ku automjeti tip “Ford” me targë DR 1104 F, me drejtues Nazmi Allaraj ka aksidentuar 5 vjeçarin me iniciale O. K. i cili më pas gjeti vdekjen në spital.
Pasi përplasi vogëlushin automjeti ka dalë jashtë rruge dhe ka rënë një një kanal.
Fëmija është transportuar menjëherë për në spital por nuk ka arritur të shpëtojë.
Policia rrugore ka shoqëruar e drejtuesit të mjetit për veprime të mëtejshme.