Aktualitet

Aksident në Elbasan, plagosen tre persona. Mes tyre dy fëmijë


               Publikuar në : 20:10 - 21/10/19 Enno

Një aksident është shënuar këtë pasdite në aksin rrugor Elbasan – Peqin. Për pasojë 3 persona kanë mbetur të lënduar.

Mësohet se dy automjete të tipit “Opel” dhe “Benz” janë përplasur me njëri-tjetrin. Mes të plagosurve janë edhe dy fëmijë.

Sipas njoftimit të policisë, personat e lënduar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bradashesh, shtetasi E.Çela 28 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip, “Opel”, me drejtues shtetasin M.Çela 35 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerja M.Çela dhe dy fëmijët e saj të mitur, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, thuhet ne njoftimin e policise.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT