Rëndohet edhe më shumë bilanci i viktimave, si pasojë e aksidentit të rëndë ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin.
Nga përplasja e 3 makinave në fshatin Papër, kanë mbetur 4 viktima dhe 2 të plagosur.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa ende nuk bëhet me dije identiteti i ndonjërit prej tyre.
Njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanal. Ndërsa një person ka mbetur brenda në makinë.
Drejt vendngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse dhe policia.
Forcat e policisë informojnë se ka humbur jetën një vajzë 25 vjeçare.