Aksident në Bulqizë, i plagosuri niset me helikopter drejt Tiranës

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë.

Një automjet privat është përplasur me një fugon, duke lënë të plagosur tre persona. Bëhet me dije se një 27-vjeçare është në gjendje kritike për jetën dhe është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Dyshohet se shkak i këtij aksidenti është bërë një manovrim i gabuar i drejtuesit të mjetit tip Mercedez-Benz.