Një aksident i rëndë me pasojë jetën ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.
Drejtuesi i një automjeti tip “Man”, kokë trajleri, ka goditur për vdekje një 55-vjeçar.
Viktima po udhëtonte me biçikletë, në kohën që është përplasur nga trajleri.
Drejtuesi i mjetit menjëherë është shoqëruar në Komisariatin e Durrësit.