Pasditen e sotme në afërsi të Sukthit ka ndodhur një aksident në të cilin janë përfshirë 4 makina luksoze. Fatmirësisht raportohet se nuk ka persona të lënduar, ndërkohë vlen të theksohet se është shkaktuar trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës.
Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.