Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Maliq.
Një 55-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas një mjet tip “Benz”. Ai u dërgua në spitalin e Korçës, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.
“Më datë 12.01.2021, rreth orës 19:10, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Bulgarec, shtetasi K. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin A. G., rreth 55 vjeç, banues në Bulgarec, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë.”, informon policia.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.