Dy automjete janë përfshirë në një aksident rrugor pasditen e sotme në aksin Fushë Krujë-Tiranë.
Nga aksidenti raportohet se kanë mbetur të plagosur 4 persona, pjesëtarë të një familjeje.
Dy mjete tip “Bnez” janë përplasur në afërsi të fshatit Larushkë. Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.