Aksident i trefishtë në Rrugën e Kombit, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Rrëshen.

Një trailer është përplasur me mjetin tip “BMW” dhe me një automjet tjetër.

”Në aksin rrugor Milot-Rreshen, në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin E.H.,është përplasur me mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin A.Gj.,i cili për pasojë ka humbur jetën.”, informon policia.

Paraprakisht bëhet me dije se trupi i viktimës ka qëndruar për rreth 30 minuta brenda në mjet.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.