Një aksident i trefishtë raportohet të ketë ndodhur disa minuta më parë në aksin Fushë Krujë-Kamzë.
Bëhet me dije se përplasja e tre makinave ka shkaktuar plagë dy shoferëve. Ndërsa i treti nuk ka pësuar asnjë lëndim.
Sipas policisë, shkak i aksidentit ishte humbja e kontrollit të mjetit nga njëri prej drejtuesve, duke përplasur kështu edhe të tjerat.
Ndërkohë, mësohet se të dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.