Një aksident i rëndë ka ndodhur së fundmi në Shkodër, ku për pasojë ka ndërruar jetë një person.
Raportohet se ngjarja është shënuar në fshatin Hot i Ri.
Mësohet se një automjet ka përplasur një motoçikletë dhe ka humbur jetën drejtuesi i kësaj të fundit, 30 vjeç.
Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të aksidentit.