Aksident i rëndë në Pukë, humb jetën zyrtari shkodran (Emri)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në qytetin e Pukës, ku ka humbur jetën Drejtori i Inspektoriatit të pyjeve në Shkodër, Mark Ndou.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bugjon të Pukës rreth orës 14:15, teksa mjeti me të cili ai dhe dy punonjës po udhëtonin, doli nga rruga.

Drejtori, Mark Ndou është nxjerrë nga mjeti dhe është transportuar në Spitalin e Pukës, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra ndërkohë që punonjësit ndodhen në gjendje të rëndë te Spitali i Traumës, pasi u transportuan me urgjencë me helikopter.

”Më datë 25.11.2020, ora 14:15, në fshatin Bugjon një mjet i IKMT Shkodër ka dalë nga rruga dhe si pasojë shtetasi M. N. 60 vjeç , banues në Shkodër ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasit A. B. dhe Ll. Gj. po dergohen drejt Spitalit të Traumës Tiranë.”, informon policia.

Mësohet se Ndou ishte nisur për punë drejt Iballës për inspektim në pyje, por ka humbur jetën në këtë aksident tragjik.

Prej 7 vitesh, ai ishte në krye të Inspektoriatit të Pyjeve ndërsa më përpara ka qënë edhe anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës, nën siglën e Partisë Socialiste të moderuar PSM.