Aktualitet

Aksident i rëndë në Pogradec, 3 persona përfundojnë në spital


               Publikuar në : 20:13 - 20/01/20 B H

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec, si pasojë e të cili kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Mësohet se dy automjete janë përplasur fort mes tyre në hyrje të qytetit të Pogradecit, tek pjesa e tunelit.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit. Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë parakalimi i gabuar. Një nga mjetet ka dashur të parakalojë një triçikël.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT