Aksident i rëndë në Formula 1, piloti përfshihet nga flakët (FOTO)

Mund të kishte përfunduar me një aksident tragjik ajo çfarë ndodhi në Formula 1, ku piloti rrezikoi jetën. Pamjet e rënda që janë shpërndarë në rrjetet sociale, tregojnë çfarë ka ndodhur në çmimin e madh të Bahrainit në Formula 1.

Piloti me eksperiencë Romain Grosjean, është përplasur me një nga bordurat anash pistës.

Makina e tij mori flakë menjëherë, dhe u desh ndërhyrja e stafeve të emergjencës për t’i shpëtur jetën. Piloti reagoi shpejt duke dalë nga makina e tij, e cila u shkrumbua e gjitha.

Ai ka arritur që të shpëtojë pa ndonjë dëmtim të rëndë, falë ekipeve të zjarrfikësve. Romain Grosjean është mirë, dhe ia doli të shpëtonte nga ajo skenë e rëndë.