E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Aksident i rëndë në aksin Milot-Rrëshen, 4 viktima (Video)

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Milot-Rrëshen, ku 4 persona kanë ndërruar jetë.

Sipas të dhënave policore, se një automjet tip ”Citroen” është përplasur me një kamion. Mësohet se viktimat janë pjesëtarë të një familje që po udhëtonin nga Kosova.

Mes të plagosurve është dhe një fëmijë i mitur i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

”Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë. Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.”, informon policia.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë parakalimi i gabuar nga makina ‘Citroen’ me të cilën po udhëtonte familja nga Kosova dhe shpejtësia e lartë. Kjo ka bërë që ata të përplasen me kamionin, duke u marrë edhe jetën 4 anëtarëve të familjes dhe lënë të plagosur rëndë fëmijën e mitur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...

Rama do fërkojë duart, për sa kohë që opozitarët mbeten pragmatistë

Nga: Ben Andoni Do kishin një zë shumë më të besueshëm për publikun shqiptar nëse do të tregonin se konform programit dhe fizionomive, partitë e...

Vendim i papritur/ Një tjetër konkurrent i “Për’puthen” lë emisionin

Pavarësisht shikueshmërisë dhe suksesit në "Për'puthen", konkurrentët të pakënaqur marrin vendime për të lënë emisionin. Emini nga Kosova, ka marrë vendimin e papritur për tu...

Pse opozita e Albinit, është më pranë fitores se opozita e Lulzimit

Nga: Kreshnik Spahiu Kosova dhe Shqipëria janë në prag të zgjedhjeve parlamentare. Çifti Vjosa dhe Albini ndryshojnë shumë nga Monika dhe Lulzimi? Nëse në Kosovë fitorja e...