Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë jetën ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit Ishull Lezhë.

Një mjet ka përplasur 60-vjeçarin Gjon Kola, i cili fatkeqësisht nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka humbur jetën.

Lidhur me këtë aksident të rëndë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Raportohet se drejtuesi i mjetit është arrestuar.