Një aksident i pesëfishtë, fatmirësisht pa të lënduar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Currilave në Durrës.
Një mjet me targa italiane, ka përplasur katër makina të tjera. Burimet paraprake, ende jo zyrtare njoftojnë se nga ky aksident, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Për ngjarjen, nuk ka ende informacion zyrtar nga policia.