Kuriozitete

Aksident i frikshëm/ Tesla 3, makina me bateri që ndalon vetë (Video)


               Publikuar në : 21:59 - 13/02/19 Enno

Tesla ka nxjerrë në treg makinën që ka ‘aftësi’ të shmangë aksidentet. Si mund ta bëjë këtë vetë një makinë? Sistemi i frenimit në Modelin Tesla 3 është mjaft i avancuar dhe është quajtur si “frenimi automatik i emergjencës”. Tesla është makinë me bateri, por që arrin një shpejtësi të barabartë me makinat e tjera dhe arrin të përshkruaj shumë kilometra.

Në videon më poshtë shihet qartë që makina frenon në një kohë rekord, kur një tjetër nga e majta vjen me një shpejtësi marramendëse. Padyshim që shoferi nuk arriti të shohë makinën që kryen aksidentin dhe nuk mund të jetë aq i shpejtë sa të frenojë në çast. Në këtë moment është aktivizuar sistemi i frenimit automatik i emergjencës dhe aksidenti është shmangur. Të gjitha Teslat, përfshirë modelin S dhe modelin X, janë të pajisur me këtë funksion.

Modeli 3 vazhdoi rrugën i padëmtuar, është e sigurt që shoferi i kamionit të bardhë as nuk e pa makinën para se ta godiste në anë. TIRANA TODAY

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT