Aksident horror në Spanjë, shqiptari gjendet pa kokë

Dy rinj kanë humbur jetën dhe një 33-vjeçar është plagosur në aksin rrugor në dalje të Los Narejos drejt Kartagjenës në Spanjë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm, kohë kur ndalimi i qarkullimit është në fuqi.

Mënyra sesi janë gjetur viktimat ka ngjallur dyshime se mund të bëhet fjalë për një vrasje dhe jo aksidenti. Kjo pasi një prej viktimave është gjetur lakuriq në rrugë, ndërsa tjetrit i ishte prerë koka.

Sipas mediave spanjolle, viktimat janë të dy të moshës 24 vjeçare dhe njëri është nga Shqipëria, ndërsa tjetri nga Rumania.

Hipoteza kryesore e hetuesve është se njëra nga automjetet pësoi një defekt në mes të rrugës dhe u përplasën. Impakti i goditjes bëri që dy personat që udhëtonin brenda një makinë të kenë përfunduar në rrugë pasi nuk kishin vendosur rripat e sigurimit, por nuk përjashtohet edhe vrasja.