Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në garat e njohura si “6 Orët e Spa-Francorchamps” të cilat u zhvilluan në Belgjikë. Ishte piloti Matevos Isaakyan me makinën “BR1 AER” i cili pësoi një ngritje të papritur nga shpejtësia të pjesës së parë të makinës dhe për pasojë bëri dy rrotullime në ajër dhe përfundoi në barrierat mbrojtësi me makinën e shkatërruar.
Oficerët e sigurisë raportuan pikërisht dy fluturimet 360 gradë që pësoi automjeti, që u ndal vetëm pas përplasjes me barrierat mbrojtëse. Isaakyan u dërgua menjëherë në një qendër mjekësore për kontrollet rutinë, por për fat të mirë ia hodhi pa lëndime.