Eksperti serb i së drejtës ndërkombëtare, Tibor Varadi, ka thënë se Kosova përveç ligjit ndërkombëtar, është e ndarë nga Serbia.
Në një intervistë për RTS, Varadi tha se e drejta ndërkombëtare që nga krijimi i saj është më shumë një qëllim sesa realitet.
“Unë personalisht mendoj se ndarja e Kosovës është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, por duhet të them që në këtë fushë praktika ndërkombëtare nuk është një praktikë e mjaftueshme ligjore. Rezultati varet nga marrëdhënia e pushtetit, rasti i Krimesë, Katalonisë, Kurdistani. Më e rëndësishmja është se marrëdhëniet e pushtetit janë më të rëndësishme se parimet ligjore. Për t’u kthyer në thelb: në këtë kohë, Kosova përveç ligjit ndërkombëtar është ndarë nga Serbia. Në të njëjtën kohë, fakti është se Kosova nuk është pjesë ‘de facto’ e Serbisë. Argumenti që ne duhet ta ruajmë Kosovën është i tillë që ne e marrim emocionalisht por është vështirë të mbahet diçka në këtë kohë kur nuk është në posedimin tonë”, ka deklaruar ai, duke shtuar se Kosova nuk është më pjesë e Serbisë pasi udhëheqësinë, gjyqësorin dhe pushtetin legjislativ nuk e ka serb.
“Në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit, Serbia deshi që autoritetet tona të marrin pjesë në hetim. Nëse Kosova do të ishte pjesë e Serbisë, sigurisht se kjo do të ishte punë e autoriteteve serbe. Me të drejtë ose jo Kosova nuk është pjesë e Serbisë, këtë duhet ta dimë tani”, është shprehur akademiku.
Varadi ka theksuar se serbët e Kosovës e kanë të drejtën e identitetit, gjuhës dhe kulturës edhe pse Kosova nuk është pjesë e Serbisë.
“Nuk ka dilemë këtu,argumenti ‘ta ruajmë Kosovën’ më duket se është pak larg realitetit”, ka përfunduar ai.