E shtunë, 18 Shtator, 2021
21.5 C
Tirana

“Air Albania qëndron në ajër”, ish-deputeti akuza qeverisë: Ja afera korruptive me turqit!

Prej verës së kaluar qeveria njoftoi krijimin e kompanisë Air Albania, e para kompani shqiptare për fluturime. Në fjalën e tij kryeministri Rama tha se tashmë shqiptarët do të kishin mundësi që të preknin disa destinacione me çmime të ulëta. Qeveria vendosi afat tetorin e 2018-ës si kohë kur do të nisnin edhe fluturimet. Por, kjo gjë nuk ndodhi. Po ashtu edhe ministrja Belinda Balluku, ish-drejtoreshë e Albcontrol doli në muajin shkurt me një deklaratë duke thënë se projekti do të finalizohej në fund të muajit.

Mirëpo, Air Albania ende vazhdon të mbetet një projekt i artikuluar vetëm në media. Kjo pasi kompania nuk ka marr licencën e fluturimeve. Ish-deputeti demokrat Endri Hasa prej nisjes së parë që Air Albania bëri me studentët e ekselencës, e ka quajtur një mashtrim.

Në një intervistë për Tirana Today ai thotë se ka bërë kërkesë pranë institucioneve si Autoriteti i Aviacionit Civil si edhe pranë Albcontrol, për statusin e Air Albania, por ende nuk ka marr një përgjigje.

“Gjithë këto muaj situata ka qenë e njëjtë, sa herë që ka nevojë për të bërë diçka mediatike del në lojë edhe Air Albania. Kështu ushqehen shqiptarët me propagandën që do të bëhet diçka e do të ulen çmimet e biletave.

Jo më vonë se para një muaji, unë i bëra një kërkesë për informacion në statusin e deputetit si Albcontrol-it, ashtu edhe AAC-së. Mbi statusin, kontratat, dokumentacionet apo dhe fondet e shpenzuara për Air Albania. Edhe pse përgjigje nuk mora, por disa ditë mbrapa ndodhi edhe reklama e radhës, ku u tha që firmosën tashmë marrëveshjen financiare. Një marrëveshje që na u tha që para një viti, e që shoqëria u regjistrua dhe është gati. Por, de facto sot e kësaj dite ne nuk kemi një operator.”

Ish-deputeti demokrat denoncon  Autoritetin e Aviacionit Civil duke thënë se ato nuk kanë as kapacitetin për të certifikuar operatorë ajror. Kjo sepse nuk kanë mjaftueshëm staf.

“Tek Aviacioni Civil sipas informacioneve që kam unë, aktualisht nuk kanë as kapacitetet të certifikojnë operatorë ajror. I mungon stafi, njerëzit e trajnuar sepse ata që ishin i larguan për arsye politike. Dhe prandaj nuk e certifikojnë dot avionin që të fluturojë.”

Hasaj akuzon qeverinë se nëpërmjet këtij projekti është duke bërë një aferë të pastër korruptive.

“Objektivi përtej fasadës është që t’i japin Turkish Airlines një aeroport të ri më afër Evropës. Dhe ky është i vetmi interes komercial e nuk ka asnjë lloj interesi qytetarë. Mund të shkojmë më tej me pikëpyetjet se kush janë ortakët, aksionerët?! Si mund të jetë një aktor privat kushdo që ky të jetë, e thjesht të vendoset me vendim qeverie. Nuk ka asnjë transparencë se kush janë këto fonde, çfarë po investon Turkish, Albcontrol-i apo Sinan Idrizi.

Abuzimi i qeverisë shqiptare me ndihmë qeveritare jashtë rregullave të tregut që po krijon një operator që e quan kombëtar. Këtë operator po ia fal një individi privat dhe e ka bërë aksionerë. Nuk është Turkish me qeverinë, me Shqipërinë, me Albcontrol-in. Këtu është dhe një palë private. Nuk ka arsye pse duhet t’ia falim një individi të caktuar. Sot që ne flasim sfidoj qeverinë të nxjerrë ku i ka letrat , licencat, gjithë dokumentacionin.”/ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Betohen në Presidencë, Qeveria nis zyrtarisht mandatin e tretë

Pas betimit te presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri qeveritar vendosën të ecnin në këmbë përgjatë Bulevardit Dëshmorët...

Betimi i kabinetit qeveritar/Rama dhe ministrat betohen para Metës

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak çaste më parë në Presidencë, ku bashkë me anëtarët e kabinetit qeveritar do të betohet para kreut të...

Miliarderi amerikan shpallet fajtor për vrasje

Trashëgimtari amerikan i pasurive të paluajtshme Robert Durst, subjekt i dokumentarit të krimit HBO The Jinx, është dënuar për vrasjen e mikes së tij...

Kurti lë pas inatet me Ramën dhe e uron për mandatin e tretë

Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar një letër të hapur homologut të tij shqiptar, Edi Rama, duke e uruar për mandatin...

Meta merr në mbrojtje Berishën, akuzon Kim se po shkel sovranitetin e vendit

Pas një periudhe të gjatë heshtje, një ditë më parë kreu i shtetit, Ilir Meta, u prononcua për mediat duke u rreshtuar krah aleatit...