E hënë, 18 Tetor, 2021
11.5 C
Tirana

“Ai të përdor. Unë kuptova që…”, Maks Velo zbulon pse u largua nga Rama

Arkitekti Maks Velo ka folur për marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama, si dhe për zhvillimet e fundit lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

I ftuar në studion e lajmeve në “RTV Ora”, Velo u shpreh se vendosi të largohej nga Rama sepse e kishte parë që ai të përdorte. Ndërsa shtoi se kishte kuptuar se çdo njeri që nuk është dakord me atë duhet të largohet.

Pashë që ai të përdorë. Ai do patjetër të thuash atë që do ai. Dalëngadalë unë këtë e kuptova dhe çdo njeri që nuk është dakord me atë duhet të largohet. 

Rasti i teatrit është gjëja me katastrofike. Nuk është larg shtatori dhe do shohësh se çfarë katastrofe është stadiumi “Qemal Stafa” është e pariparueshme. Të marrësh një stadium të mrekullueshëm dhe ta bësh qendër tregtare, hoteliere, me një stadium të vogël ku kjo pjesa vjen 80% të investimit dhe ky të ishte stadiumi kombëtar i joni dhe të eliminosh pistën olimpike. 

Nuk kemi një pistë olimpike. Te besh gara atletike nuk i bën dot sepse e zhduku Rama. 

Si  është e mundur që ky njeri sportist zhduk pistën e atletikës për ta bërë dyqane. 

U mbush me dyqane. 

Toptani dy kate nuk funksionojnë se ka super ngopje në dyqane dhe po të ishte dy kate më pak do të ishte shumë më mirë e harmonizuar me ambientin. Po pse i bëjnë? Vjedhin ajrin. Ne Beti jemi gati të vjedhim çdo gjë. Edhe ajrin. Ky është realiteti”, deklaroi Velo.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...