Politikë

“Ai që nuk e pranoi ofertën javën e kaluar, ka ardhë e po më kërkon”, zbardhet përgjimi i 6-të

               Publikuar në : 16:09 - 17/06/19 M. S

Gazeta ‘Bild’ ka publikuar përgjimin e radhës që e lidh Qeverinë me vjedhjen masive të votës së shqiptarëve në 2017.

Në përgjimin e gjashtë është dialogu mes Arben Keshit, drejtor në Ministrinë e Brendshme, dhe një personi tjetër, i cili i tregon për një episod që i ka ndodhur.

“E mban mend atë personin që nuk e pranoi ofertën javën e kalume? Ka ardhë duke më kërku tani. Është këtu”, i thotë personi i paidentifikuar drejtorit të Ramës, Arben Keshi.

Arben Keshi: Nuk ka ardhur. E ka te fikur telefonin, por nuk po vjen.

0686913636: Ah, dëgjo vëllain këtu

Arben Keshi: 

0686913636: Ai që nuk pranoi ofertën këtë javë

Arben Keshi: Po

0686913636: Ka ardhur duke më kërkuar. Është këtu xhaxhai i vet.

Arben Keshi: (Qesh). Mirë, e di vetë.

0686913636: Kështu ti. Ai Xhevati thotë mbarova punë.

Arben Keshi: Mbaroi

0686913636: Ndërsa e dyta është rreth …(Nuk kuptohet)

Arben Keshi: Ta shkruaj me mesazh sepse nuk flas dot

0686913636: Ok

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT