E premte, 22 Janar, 2021
12 C
Tirana

Ahmetaj ironizon opozitën: Mandati i 3-të, i natyrshëm për PS-në

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, deklaroi se ulja e taksës për biznesin e vogël është një premtim i mbajtur.

Duke bërë një bilanc për ekonominë dhe shifrat nga fondi i pagave, Ahmetaj tha se mandati i tretë është i natyrshëm për të majtën.

Ndër të tjera, ai nuk i kurseu ironitë për opozitën.

Arben Ahmetaj: ”Ulja e taksës për biznesin e vogël, premtim i mbajtur. 130 milionë dollarë i janë kursyer familjeve. 106 % rritje. 151 mijë të punësuar në biznesin e vogël. Si u zgjeroja punësimi në një sektor apo ekonomi kur ekonomia bie? Si shkon punësimi nga 439 mijë në gati 720 mijë? Pyetje retorike për komedianin! Shyqyr që shpëtoi Devolli dhe Kapshtica nga boloria e borieve. Keni dëgjuar këtu bolorinë e oligarkisë. Nën maxhorancën totalisht të majtë, biznesi i madh ka paguar 395 mln dollarë.

Çdo qytetar, me shkollë, pa shkollë, i majtë i djathtë, më thoni; cila është mazhoranca që anon për qytetarin e zakonshëm. Lë ta kundërshtojë njeri me meme. Doni fondin e pagave? Kjo ishte një nga arsyet për të rrëzuar buxhetin. Fondi i pagave, mjekët dhe infermierët, u vlerësuan për betejën përballë COVID, apo dhe mësuesit. Kemi pasur një flamur, që do ta mbajmë dhe për mandatin e tretë, progresivitetin.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krizë totale, Liverpooli humbet ndaj modestëve të Anglisë

Liverpooli është në krizë totale! Ekipi i Jurgen Klopp u mposht në shtëpi nga modestët e Burnleyt me rezultatin 0-1 duke lënë 3 pikë...

Vrasja e Aleks Nikës, Balla: Predha u dëmtua qëllimisht me urdhër të Berishës

10 vite pas vrasjes së katër protestueve në vrasjen e 21 janari të vitit 2019, Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin...

Gazetarët po rrezikohen nga gjuha e partive politike

Një sondazh i bërë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga RTV Dukagjini ka nxitur dy partitë politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike...

Deputeti i PS: Isha 2 m larg Aleks Nikës në 21 janar, e pashë se kush e vrau

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se ka qenë shumë afër me Aleks Veizin në...

Sondazhi/ PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, zbuloi se 41.8...