Argjentina ka kaluar në avantazh përballë Islandës në ndeshjen e parë në Botërorin e Rusisë. Kur të gjithë sytë ishin nga Messi, rrugën e golit e ka gjetur Kun Aguero në minutën e 19’-të. Një top i hedhur në zonë pa pretendime nga Rojo por që përfundon në këmbët e sulmuesit të Manchester Cityt, i cili e dërgon topin në rrjetë.
Por nuk zgjat shumë dhe islandezët barazojnë pas 5’ minutash me Finnbogason. Ishte një rrëmujë në zonë, ku mbrojtësit nuk ishin të vëmendshëm dhe islandezi përfiton duke e dërguar në rrjetë.