Foto Galeri

Agron Llakaj merr ofertën për t’u rikthyer në “Top Channel”

               Publikuar në : 07:57 - 11/07/19 M. S

Teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Treshat” në “Vizion Plus”, Agron Llakaj zbuloi se e ka marrë një ofertë për t’u kthyer në “Top Channel”. Moderatorja Bora Zemani e pyeti në lidhje me disa foto të tij me drejtorin e “Top Channel”, Ben Blushi, të cilat u publikuan nga mediat vitin e kaluar, duke ngjallur aludimet për një projekt të Llakajt në televizionin e themeluar nga Dritan Hoxha.

Agron Llakaj e pranoi se në 2018-ën, ka qenë në bisedime dhe diçka e tillë edhe mund të kishte ndodhur.

“Ishte një ofertë për në “Top Channel”,  e cila mbeti në kufijtë e gjërave që diskutohen, por nuk realizohen”.

Sipas Llakajt, stafi i “Al Pazar” ishte arsyeja përse vendosi të mos e bënte këtë lëvizje, duke e konsideruar atë një familje.

“Unë në jetën time kam shëtitur e kam rendur shumë, por e vetmja gjë të cilën nuk e kam braktisur ka qenë familja. “Al Pazar” për mua ka qenë familje”.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT