E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Agro-përpunimi, produktet që kompanitë vlerësojnë si potencial

Kompanitë shqiptare vlerësojnë se agro-përpunimi është një sektor që ka hapësira për tu zhvilluar e mbështetur drejt një rritjeje më të konsoliduar.

Sipas një ankete të Sekretariatit të Këshillit të Investimeve janë të paktën tre produkte që dominojnë por potenciali i zhvillimit shkon përtej tyre.

“Industria agro-përpunuese konsiderohet se ka potenciale për investime dhe rritje të kontributit në zhvillimin e ekonomisë së vendit. Pjesa dërmuese e kompanive të intervistuara (37 nga 42 ndërmarrje) konsiderojnë që agro-përpunimi ka potencial dhe mundësi të mira investimi në Shqipëri. Ndër produktet e zgjedhura, gështenjat, domatet dhe bimët medicinale/aromatike konsiderohen nga kompanitë e intervistuara si tre produktet kryesore që kanë më shumë potencial për agro-përpunim. Produkte të tjera të konsideruara si potenciale përfshijnë: vaj ulliri, mjaltë, boronicë, luleshtrydhe dhe shegë” thuhet në dokumentin e Këshillit.

Ky i fundit vlerëson se agro-përpunimi përballet me sfida që nisin nga financimi i limituar kundrejt tyre deri tek problematika të brendshme të sektorit që kanë të bëjnë me teknologjinë modeste apo konkurrencën nga importet.

Sekretariati bëri me dije se sektori përfaqësohet me një total prej 2.476 kompani, të vendosura në rajone të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht në afërsi të burimeve përkatëse të furnizimit. Një shumicë e madhe e ndërmarrjeve janë të përfshira në disa hapa në të gjithë zinxhirin e vlerës, nga prodhimi, grumbullimi te përpunimi dhe tregtimi, përfshirë tregjet lokale dhe të eksporteve.

“Me përjashtim të disa ndërmarrjeve të mëdha aktive në BMA (bimët medicinale dhe aromatike) dhe nënsektorin e mishit dhe qumështit, shumica e madhe e ndërmarrjeve agro-përpunuese janë biznese mikro dhe të vogla, me teknologji mjaft modeste, kapacitete relativisht të ulta përpunuese dhe prodhojnë kryesisht për tregun lokal. Rreth 33% e kompanive të intervistuara deklarojnë se përballen me probleme të lidhura me teknologjinë dhe rreth 31% janë përballur me një konkurrencë të padrejtë nga importet” nënvizon dokumenti.

I njëjti vlerëson se konkurrenca e sektorit të agro-përpunimit dëmtohet gjithashtu edhe si rezultat i kostove të larta të paketimit (p.sh. paketimi i qelqit, i cili është një produkt importi i taksuar) duke i bërë produktet e përpunuara të paketuara më pak konkurruese si në tregjet e brendshme ashtu edhe në ato ndërkombëtare./Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...

Rama do fërkojë duart, për sa kohë që opozitarët mbeten pragmatistë

Nga: Ben Andoni Do kishin një zë shumë më të besueshëm për publikun shqiptar nëse do të tregonin se konform programit dhe fizionomive, partitë e...

Vendim i papritur/ Një tjetër konkurrent i “Për’puthen” lë emisionin

Pavarësisht shikueshmërisë dhe suksesit në "Për'puthen", konkurrentët të pakënaqur marrin vendime për të lënë emisionin. Emini nga Kosova, ka marrë vendimin e papritur për tu...