Aksidenti automobilistik, në afërsi të kryeqytetit Pretoria të Afrikës së Jugut, i ka marrë jetën 20 personave.
Nga raportimet e para të medieve të huaja, mësojmë së një autobus, i cili transportonte fëmijë të shkollës fillore dhe të shkollave të mesme, është përplasur me një kamion.
Deri më tani, nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por dyshohet se pakujdesia e njërit prej drejtuesve mund të ketë qenë shkaku kryesor.
Afrika e Jugut ka disa prej rrugëve më vdekjeprurëse në botë. Sipas autoriteteve 13 673 persona kanë humbur jetën në 12 muaj, raporton BBC.