E mërkurë, 21 Tetor, 2020
6 C
Tirana

“Afera që po gatuhet me koncesionin e autostradës Tiranë-Durrës”

Më të lexuarat

Një izolim i dytë nga koronavirusi? Rrakacolli tregon skenarët

Rritja alarmante  e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit në vend, ka shtuar frikën te qytetarët se mund të ketë një izolim...

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

Abuzim me tendera, SPAK arreston ish-drejtorin e Prokurimeve të OSHEE

Policia e Tiranës ka kryer ekzekutimin e urdhërarresteve për disa zyrtarë të OSHEE-së, me urdhër të SPAK-ut. Në pranga ka rënë, ish-Drejtori i Prokurorimeve të...

Rekord i ri të infektuarish, konfirmohen 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Ende nuk ka asnjë shenjë përmirësimi nga situata me pandeminë në vend. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 persona. Burime zyrtare nga...

Kina, 3 Hëna artificiale në orbitë për të kursyer energjinë elektrike

Ambicia e hapur e Kinës për të qenë superfuqia kryesore e botës, po shtrihet edhe në dominimin e hapësirës, ku rivalja kryesore është sërish...

Keni aplikuar për Lotarinë Amerikane? Ambasada del me njoftimin e rëndësishëm

Gjatë ditëve të fundit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka këshilluar qytetarët shqiptarë mbi mënyrën e aplikimit për Lotarinë Amerikane. Të gjithë ata persona të cilët...

Sherr me Luanën gjatë emisionit? Zbulohet e vërteta e largimit të Veleshnjës

Pak ditë më parë u aludua se aktori i humorit Rezart Veleshnja, kishte pasur një zënkë me moderatoren Luana Vjollca, dhe për këtë arsye...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Rekord infektimesh në Itali/ Rajonet fillojnë të mbyllen nga kjo fundjavë

Sikundër u njoftua më herët, Italia do të nis me masat e reja kufizuese, në tentativë për të ulur numrin e të infektuarve. Vala...

“Kam kaluar koronavirusin”, Alketa Vejsiu rrëfen përjetimet

Moderatorja Alketa Vejsiu ka zbuluar se e ka kaluar koronavirusin. Edhe ajo nuk i ka shpëtuar infektimit me COVID-19, por fatmirësisht simptomat duket se...

Autostrada Tiranë-Durrës, përveçse lidh dy qytetet më të mëdha të Shqipërisë, është edhe aksi me më shumë trafik në vend, me mbi 50 mijë mjete në ditë. Sipas ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, në vjeshtë do të hapet gara për të zgjedhur koncesionarin fitues, kushti i parë i të cilit do të jetë zgjerimi i rrugës së vjetër Tiranë-Plepa dhe sjellja e saj në parametra evropiane.

Balluku tha se sistemi tarifor për kalimin në autostradë do të jetë në varësi të gjatësisë së rrugës së përshkruar nga çdo drejtues mjeti. “Do ketë një pagesë të përshkallëzuar, pra jo çdo dalje të paguhet me një tarifë flat, pra nëse dikush do të dali në Rinas, është në varësi të gjatësisë së rrugës që do të përshkruaj çdo automjet”, tha ajo.

Lidhur me këtë çështje, gazetari Klodian Tomorri bën me dije përmes një statusi në rrjetin social Facebook, se ideja për të bërë me pagesë rrugën Tiranë-Durrës, është lakuar që nga vitet 2000. Por gjatë gjithë kësaj kohe, ajo ka qenë thjesht ide, dhe asnjëherë qeveritë që kanë qenë në pushtet, nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap konkret për ta realizuar. Gjithçka mori një tjetër drejtim vitin e kaluar.

Statusi i plotë

Afera që po gatuhet me koncesionin e Tirane-Durrës

Katër vjet më parë qeveria shqiptare pajtoi një kompani të njohur greke për të hartuar Strategjinë Kombëtare të Rrugëve me Pagesë. Për 6 muaj Egnatia Odos studioi të gjithë rrjetin rrugor të Shqipërisë dhe në fund dorëzoi raportin, në të cilin listoheshin akset potenciale për t’u bërë me pagesë si dhe tarifat përkatëse, që duhet t’u ngarkoheshin qytetarëve.

Sipas raportit, niveli i tarifave të kalimit në rrugë duhet të varionte nga 0.01 euro për kilometër deri në 0.035 euro për kilometër. Kjo e fundit është gjykuar nga konsulenti si nivel maksimal i tarifës së kalimit që mund të përballojnë qytetarët shqiptarë. Pra e thënë ndryshe kompania konsulente i sugjeroi qeverisë që në një rrugë me gjatësi 100 kilometër, tarifa e kalimit për automjetet duke përfshirë dhe tatimin mbi vlerën e shtuar nuk duhet të ishte më e lartë se 3.5 euro në rastin më të keq.

Por rekomandimi u thye që herën e parë. Në koncesionin e autostradës Milot-Morinë, një segment me gjatësi totale 116 kilometër, qeveria e vendosi tarifën e kalimit 5 euro, pra 25 për qind më të rëndë se sa niveli maksimal i përballueshmërisë që sugjeroi konsulenti. Vendosja e tarifës mbi nivelin e përballueshmërisë, coi në zemërimin e qytetarëve kuksianë. E gjendur përballë protestave, qeveria lehtësoi tarifat e kalimit për përdoruesit e shpeshtë të rrugës, por koston e transferoi sërish në buxhet duke ja u ngarkuar të gjithë qytetarëve.

Skenari i Milot-Morinë po përsëritet, madje këtë herë edhe më i rëndë. Pak ditë më parë ministrja e infrastrukturës, Belinda Balluku, deklaroi se në vjeshtë qeveria do të nisë procedurat për të bërë me pagesë aksin më të rëndësishëm rrugor të vendit, Superstradën Tiranë-Durrës.

Lexo edhe :   Si u dyfishua fatura e koncesionit të mbetjeve në Tiranë
Lexo edhe :   Ktheu biznesin në kazino, arrestohet pronari i lokalit në Tiranë

Në fakt, ideja për të bërë me pagesë rrugën Tiranë-Durrës, është lakuar që nga vitet 2000′. Por gjatë gjithë kësaj kohe, ajo ka qenë thjesht ide dhe asnjëherë qeveritë që kanë qenë në pushtet, nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap konkret për ta realizuar. Situata ndryshoi vitin e kaluar.

Në kulmin e valës së koncesioneve rrugore, diku nga fundi i vitit të kaluar në Ministrinë e Infrastrukturës mbërriti një propozim i pakërkuar për të marrë me koncesion rrugën Tiranë-Durrës. Propozuesi ishte një kompani indiane e quajtur Kanoria, por pas saj qëndrojnë edhe dy kompani shqiptare; Albstar dhe Trema Inginiering. Sipas ofertës së pakërkuar të koncesionit, ky konsorcium do të investonte një shifër rreth 150 milionë euro për ta zgjeruar rrugën me dy korsi shtesë dhe në këmbim do të vendosej një tarifë kalimi nga 2 deri në 5 euro për çdo automjet, në varësi të madhësisë së tij.

Rruga Tiranë-Durrës është 34 kilometra e gjatë në total. Sipas propozimit të konsulentit tarifa maksimale e kalimit në këtë rrugë nuk duhet të ishte më shumë se 1 euro për kalim në të gjithë distancën e saj, por tarifa e kërkuar nga kompania private ishte të paktën 2 herë më e lartë se sa niveli maksimal.

Pavarësisht tarifës së kripur qeveria u vu në lëvizje. Por e vënë nën presion nga FMN dhe publiku për valën e koncesioneve rrugore, qeveria u detyrua që të bëjë përkohësisht një hap pas duke miratuar një draft, i cili rrëzon automatikisht çdo ofertë të pa kërkuar pas datës 1 korrik. Projektligji pritet që shumë shpejt të kalojë edhe në seancë plenare duke rrëzuar ofertën e pa kërkuar për rrugën Tiranë-Durrës.
Përballë këtij ngërçi, qeveria po e ringjall projektin përmes një manovre tjetër. Ajo që ka lindur si ofertë e pa kërkuar nga privatët, tani po shpallet si thirrje e vetë shtetit. Gjasat janë që koncesioni i rrugës Tiranë-Durrës të përfundojë në duart e ofertuesit të pa kërkuar, dhe po me të njëjtën tarifë kalimi, 2 euro për automjetet e thjeshta dhe 5 euro për autobusët dhe mjetet më të rënda.

Një tarifë të paktën 2 herë nga niveli më i rëndë i propozuar nga konsulenti, që do u ngarkohet qytetarëve në kurriz, përmes një koncesioni që i bie ndesh edhe Kushtetutës. Shqiptarët paguajnë 160 milionë euro në vit si taksë qarkullimi tek karburantet, mbi këtë do të paguajnë tarifa kalimi në akset me kyç të vendit. Pra 2 pagesa për të njëjtin shërbim, edhe pse Kushtetuta e ndalon qeverinë të taksojë dy herë të njëjtën gjë.

Dhe ky është një biznes marramendës. Në rrugë kalojnë 50 mijë mjete në ditë, që do të thotë se janë të paktën 50 milionë euro në vit të ardhura të garantuara për privatin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Diplomati zbulon detajet: Ministri grek është me origjinë shqiptare

Ish-drejtori i Drejtorisë së Çështjeve Juridike e Konsullore, Ksenofon Kristafi ka folur lidhur me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. Në një prononcim për “Open”,...

Arjan Çani: Dendias me origjinë nga Vunoi i Shqipërisë, kushëri me Ramën

Moderatori Arjan Çani ka hedhur disa hipoteza lidhur me kryeministrin Edi Rama dhe kryediplomatin Nikos Dendias, duke pohuar se të dy janë të afërm...

‘Deti’, Hajdari: S’ka zgjidhje tjetër përveç Hagës

Për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë do të vendosë Gjykata e Hagës. Vendimi në fjalë u mor sot në takimin që zhvilloi ministri...

A mbetet Partia Socialiste caku i fundit i Metës?!

Nga: Ben Andoni Do jetë e vështirë për presidentin Ilir Meta të bëjë diçka, të lartësisë së egos së vet, me mbarimin e mandatit si...

Pezullon punësimet e portalit, lë nxënësit me aftësi të kufizuar pa mësim

Në kundërshtim me ligjin, pezullon punësimin për mësuesit ndihmës edhe pse këta të fundit i vendos portali “Mësues për Shqipërinë”. Jonida Jonuzi e cila ankohet...