Kuriozitete

Aeroplani devijon dhe kthehet prapa, nuk do ta besoni arsyen

               Publikuar në : 14:37 - 11/02/19 S.N

Ishte nisur për të fluturuar nga Glasgow drejt Tenerifes, por ka ndryshuar drejtimin e fluturimit për shkak se mungonte uji për përgatitjen e çajit dhe kafes.

Ngjarja ka ndodhur me një aeroplan të kompanisë “Jet 2”, i cili u nis dje nga Glasgow në orën 9 të mëngjesit, por teksa ndodhej mbi territorin e Irlandës kur u detyrua të kthehej në Aeroportin e Mançesterit, ku u lëshua pas një ore të qëndrimit në ajër.

Lidhur me rastin ka folur një zëdhënës i kompanisë ajrore, i cili tha se aeroplani kishte probleme me sistemin e gypave të ujit, me ç’rast as tualetet nuk ishin funksionale. Sipas tij, stafi i aeroplanit është kujdesur shumë mirë për udhëtarët, duke ua mundësuar kalimin në një aeroplan tjetër për ta vazhduar udhëtimin.

Gjithsesi, rasti ka shkaktuar pakënaqësi tek disa udhëtarë të tjerë, të cilët janë shprehur të pakënaqur me këtë problem. Zakonisht, aeroplanët e ndryshojnë drejtimin e fluturimit vetëm për arsye emergjente, siç është moti i keq apo ndonjë kërcënim për sigurinë e fluturimit.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT