Gazetari Adi Krasta ka qenë i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, me Isida Tufën. Ai ka komentuar situatën politike, ku ka shprehur shqetësimin e madh për aktualitetin në Shqipëri.
I pyetur lidhur me dorëheqjen e Fatmir Xhafajt, si ministër i Brendshëm, Krasta tha se është një tregues i problematikave të theksuara të qeverisë, konkretisht tregues të një krize qeverisëse:
“Aksionet qeveritare një njeri mund t’i shohë me analizën për t’u shkëputur nga rrethanat. Unë këtë nuk e bëj, nuk flas në TV për t’u votuar por për t’u kuotuar. E njoh publikun tim. Nuk e shoh politikisht. Dorëheqja e ministrit të Brendshëm është jashtëzakonisht e rëndësishme.
Dorëheqja e dy ministrave të Brendshëm është tregues i problematikave të theksuara, si kanabizimi etj. Spekulime të karakterit melodramatik nuk bëj. Dorëheqja është jashtëzakonisht e rëndësishme. Tregon krizë qeveritare që mund të zhvillohet me përfundime shumë të ndryshme. Dorëheqja më bën përshtypje, tregon krizë qeverisëse.”
I pyetur mbi Tahirin, ai tha se nuk mendon asgjë, ndërsa ritheksoi se kjo mazhorancë është konsumuar me një shpejtësi të madhe plotësisht. Po ashtu, Krasta tha troç se është momenti i një rotacioni politik:
Për Tahirin nuk mendoj asgjë. S’dua të spekuloj. Para pak ditësh, Parruca pati Bushatin në intervistë. Analiza që i bëri situatës për të shkuar në ngjarje të rëndësishme, mua më pëlqeu. Është një analizë që e mbështes. Kryesorja është që kjo mazhorancë është konsumuar plotësisht me një shpejtësi shumë të madhe.
Rotacion politik? Patjetër! Jam në këtë punë jo rastësisht. Jam i shkëputur nga maskarada politike. Kur ti ndjen të natyrshme të kundërshtosh qeverinë, shihesh si armik. U deshën 30 vjet që të kuptohet se nuk bëj pjesë në një konspiracion të zi, apo inat personal me kryeministrat. Si gazetar më duket fare e natyrshme që ta ndjek pa emocion, pa nervozizëm aksionin politik. Dhe ta studioj nëse është kundër interesit politik./ TIRANA TODAY