E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Adi Karasta: Rama një figurë në rënie, ka shenja rrëshqitjeje dhe pasigurie

Një nga moderatorët më të mirë të televizionit, Adi Krasta komentoi gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama me gazetarët por edhe çështje të tjera që shkojnë përtej televizionit, mediat e gazetarisë. Në një intervistë për emisionin “Studio e Hapur” Krasta thotë se Rama është një figurë në rënie dhe ka shenja rrëshqitjeje dhe pasigurie dhe për këtë arsye ai nuk dëshiron që ta komentojë.

Krasta: Zakonisht në bisedat televizive dhe njerëzore në tavolina të ndryshme është e lehte të mbërrish në atë momentin kur diskuton për njerëz të rëndësishëm siç është edhe kryeministri. Unë kam ardhur me qejf në studion tënde, nuk do kisha dashur që intervista e sotme të ishte në kërkim të atyre titujve të lidhet me një gjykim për kryeministrin që s’është e qëllimi im dhe fusha e ekspertizës. Kam një moto të brendshme që nuk diskutoj figura në rënie, pasi kjo është gjithmonë jo e shëndetshme.

Në këtë vend është e vështirë të rrish në këmbë, ka qenë Noli i palumtur, Konica ka nxjerrë përcaktime të tmerrshëm për këtë vend. Duhet të jesh shumë i kulturuar, i devotshëm dhe i ndershëm që të sigurosh mos rënien e pashmangshme në këtë vend. Stigmatizimit janë shenja e të dobëtit, shoh shenja të rrëshqitjes, të pasigurisë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   "Njeriu njihet kur ceket interesi personal", Basha flet për Berishën

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...