E premte, 30 Tetor, 2020
11 C
Tirana

Adhuruesit e filmave horror, më të përgatitur për ta përballuar pandeminë e koronavirusit

Më të lexuarat

E rëndë/ Futbollisti 31-vjeçar gjendet pa jetë në një parking makinash

Futbollisti 31-vjeçar, Nam-Çun Kim është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në një parking makinash. Dyshohet se mbrojtësi që aktivizohet me klubin e Seul është...

Erdogan sulmon Europën: Zëri i botës myslimane ngrihet kundër mëkateve tuaja

“Kundër Europës mëkatare, zëri i vetëm që po ngrihet sot është zëri i botës myslimane''. Kështu u shpreh Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan në hapjen...

Sulm terrorist në Francë, dy të vdekur e disa të plagosur (FOTO-VIDEO)

Një sulm me thikë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Nice të Francës, pranë kishës së Notre-Dame, ku për pasojë kanë...

‘Ethet’ e zgjedhjeve/”Nuk shikoj asnjë pengesë që të bashkëpunojmë me Topallin”

Teksa ‘ethet’ e afrimit të zgjedhjeve po ndihen nga protagonistët politikë, ka edhe nga ato qëndrime surprizë. Fabian Topollaj, përfaqësues i Bindjes Demokratike, deklaroi...

‘Nuk ka qeveri e as opozitë’, Jozefina Topalli prezanton partinë e re

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka prezantuar forcën e re politike të kryesuar prej saj. Partia më e re që do garojë më 25 prill, quhet ‘Lëvizja...

“60 minus 15 bëjnë 50”/ Nuk ndalen gafat e Bashës (VIDEO)

Rama ka pikasur një tjetër gafë të kryedemokratit Basha. Siç duket, kryeministri ka qenë duke ndjekur konferencën e sotme për mediat të kryedemokratit. “Ahahaha o...

Rënie e lehtë e numrit të rasteve të reja, spitalet të tejmbushura

Dita e sotme ka shënuar një ulje të lehtë të numrit të infektuarve me Covid-19 në vend. Në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 275...

“Deti në Hagë”/ Ministri grek zbulon marrëveshjen me Ramën, Metën dhe Bashën

“Marrëveshja mes Athinës dhe Tiranës për të apeluar së bashku në Hagë për përcaktimin e kufijve detarë, përveç se është një mesazh ndaj Ankarasë,...

Skandali/“E arrestuan se përqeshi Ramën”, Manjani del me thirrjen urgjente

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me shoqërimin në polici të një gruaje 45-vjeçare, pasi kjo e fundit ka qeshur gjatë një...

U shtir si Ardit Gjebrea në mesazh, i mori dy mijë euro biznesmenit me WhatsApp

“Jam në lëvizje duke bërë emision, por nëse mundesh t’i japësh një mikut tim 2 mijë euro”. Në mes të një bisede në WhatsApp...

A ju pëlqen një film i mirë horror që ju bën t`ju vlojë gjaku ndër vena? Ndoshta ju jeni më shumë një “përgatitës për fundin e botës” që e imagjinon jetën në një apokalips të dominuar nga zombit.

Çfarëdo qofshin shumëllojshmëria e gjërave të frikshme që ngjallin interesin tuaj, një studim i ri zbulon se ato mund të jenë duke ju ndihmuar jo pak në qëndrueshmërinë tuaj mendore. Studiuesit thonë se adhuruesit e filmave horror dhe filmave të tjerë post-apokaliptikë, po e përballojnë më mirë se të tjerët frikën e jetës reale të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Një ekip në Shtetet e Bashkuara dhe Danimarkë, ka zbuluar se adhuruesit e filmave plot adrenalinë dhe frikë po përjetojnë më pak shqetësime psikologjike për shkak të Covid-19. Përveç filmave horror, filmat që i përkasin zhanrit apokaliptik, po i ndihmojnë gjithashtu njerëzit të përgatiten mendërisht për ngjarjet e papritura që po hasin çdo ditë.

Këto zhanre përfshijnë pushtimet nga alienët, skenarë apokaliptikë dhe post-apokaliptikë dhe filma me zombi. “Edhe pse shumica e njerëzve i ndjekin filmat horror me qëllimin kryesor për t’u argëtuar më shumë sesa për të mësuar diçka, historitë e frikshme paraqesin mundësi të shumta për të mësuar”- shkruajnë autorët e studimit në revistën “Personality and Individual Differences”.

“Filma të tillë, i japin mundësi audiencës të eksplorojë me shumë pak kosto, një version të imagjinuar të botës. Përmes trillimit, njerëzit mund të mësojnë si të shpëtojnë nga grabitqarët e rrezikshëm, si t’ia dalin në situata të reja shoqërore, dhe si të praktikojnë aftësitë e tyre të leximit të mendjes dhe rregullimit të emocioneve”.

Covid-19, po i shndërron filmat horror në një mjet mësimor

Studimi në fjalë përfshiu 310 pjesëmarrës, të cilët u pyetën mbi preferencat e tyre ndaj filmave, duke shqyrtuar se çfarë filmi horror preferojnë. Më pas studiuesit u bënë secilit 13 pyetje, për të parë gjendjen emocionale të grupit gjatë pandemisë.

Përveç faktit që këto lloj filmash u japin mundësi njerëzve t’i trajtojnë shqetësimet në një mjedis të sigurt, autorët e studimit besojnë se këta filma u japin gjithashtu njerëzve këshilla se si duhet të përballen me krizat e tyre personale.

“Një arsye pse përdorimi i tmerrit mund të ndërlidhet, me më pak shqetësime psikologjike është se trillimi i tmerrit u jep mundësi audiencave të praktikojë luftën me emocionet negative në kushtet e një mjedisi të sigurt”- sugjerojnë studiuesit.

Nga ana tjetër përjetimi i emocioneve negative në një mjedis të sigurt, sikurse ndodh gjatë një filmi horror, mund t’i ndihmojë individët të ndërtojnë strategji për t’u përballur me frikën, dhe për të adresuar qetësi me situatat që shkaktojnë frikë në jetën reale, theksojnë studiuesit.

Kurioziteti për gjërat e frikshme

Pjesëmarrësit morën gjithashtu pjesë në një pyetësor me 24 tema të ndryshme, që vlerëson tek ata Shkallën e Kuriozitetit mbi Gjërat e Frikshme. Testi vlerëson se sa dikush është i interesuar për “tema të pakëndshme”, të tilla si vdekja apo shikimi i ekzekutimeve në kohën mesjetare.

Studiuesit zbuluan se sa më shumë kuriozitet ka një njeri për gjëra të pazakonta, aq më shumë ai është në gjendje të shohë anën pozitive të gjërave edhe gjatë kohës së karantinës. Këta të anketuar kanë më shumë të ngjarë që ndërsa jetojnë të mbyllur në shtëpi për shkak të masave bllokuese të shohin një film me temë pandemitë.

Autori kryesor i studimit Koltan Skrivner nga Universiteti i Çikagos, SHBA, shpjegon se njerëzit që kanë kuriozitet për gjërat e frikshme, nuk janë duke e “shijuar” domosdoshmërisht pandeminë globale. Ai shton se këta individë, ndryshe nga të tjerët, arrijnë të gjejnë një aspekt interesant të krizës ku ta fokusojnë më pas vëmendjen e tyre.

Burimi: https://wwwHYPERLINK “https://www.studyfinds.org/horror-film-fans-cope-with-covid-pandemic/”HYPERLINK 

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Tërmeti në Izmir, 17 të vdekur dhe mbi 700 të plagosur

Të paktën 17 persona humbën jetën dhe mbi 700 të tjerë u plagosën si pasojë e tërmetit 6,6 ballë që ka goditur ujërat e...

Do bëhet kryeministri i Shqipërisë? Meta tregon ambicien e tij

Nga reagimet e tij të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, të shumtë janë ata që mendojnë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zë...

Meta: Jam lideri i Shqipërisë, Rama do ta çojë Shqipërinë në drejtim të paditur

Nga reagimet e tij të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, të shumtë janë ata që mendojnë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zë...

Nuk përmbahet Meta: Kam aq fuqi, sa Rama mos të ketë vrimë ku të futet

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shpërthyer si kurrë më parë në sulme dhe fyerje ndaj kryeministrit Edi Rama. Ai e ka kërcënuar duke thënë...

Shpërblimi i fundvitit? Beqaj tallet me pensionistët

Edhe pse akuzohet për disa afera me tendera në shëndetësi, Ilir Beqaj prej kohësh me deklaratat e tij, është tallur me shqiptarët. Pak kohë më...