E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Abuzonte me tenderat, SPAK dorëzon në gjykatë kërkesën për Thoma Gëllçin

Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi, pritet të dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Ai u prangos të premten, ndërsa akuzohet për abuzim me tenderat. Sakaq, SPAK do të dorëzojë në gjykatë kërkesën për masën e sigurisë ndaj tij. Sipas informacioneve, ai do të njihet sot me akuzat, ndërkohë që SPAK pritet të kërkojë masën “arrest me burg” ndaj ish-kreut të RTSH-së.

Në garë dy operatorë, shpalli procesin e tenderimit pa leje nga bordi

Tashmë janë hedhur dritë mbi detajet nga tenderi për blerjen e pajisjeve për televizionin RTSH, i zhvilluar në vitin 2018 me fond limit 86 milionë lekë të reja. Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi, dyshohet se ka shpallur procedurën e tenderimit, ndonëse nuk ka pasur leje as nga bordi dhe as nga AMA.

Nga hetimi i SPAK rezulton se në garë ishin dy operatorë, kompania TBS 96 dhe EuroKontakt shpk. Ishte kompania EuroKontakt e cila hyri në garë me 200 milionë të vjetra më pak se TBS, dhe që u skualifikua më pas. Kjo kompani ka bërë kallëzimin në SPAK. Sipas SPAK, dyshohet se pasi u shpall fituese kompania TBS 96, ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi nxori urdhrin për vlerësimin e ofertës, ndonëse TBS 96 nuk kishte dokumentet standarde, ndërsa më datë 24 dhjetor u lidh kontrata mes ish-drejtorit dhe operatorit fitues.

Kushtet e garës ishin dorëzimi për 45 ditë i mallrave, dhe dyshohet se afati i zbatimit të kontratës ishte më 06.02.2019, por një javë pas përfundimit, Gëllçi kreu një tjetër shkelje duke firmosur një kontratë shtesë deri në fund të shkurtit. Ndonëse kontrata u lidh në vitin 2019, miratimi nga bordi dhe leja nga AMA për hapje kanali u dha në vitin 2020, ndërsa sinjali i kanalit AGRO u hap në prill të vitit 2021. Nga ana tjetër, të akuzuar janë edhe tre anëtarët e vlerësimit të ofertave, Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, të cilët akuzohen se përzgjodhën kompaninë TBS edhe pse kjo e fundit nuk kishte dokumente standarde.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ish-banori i “Big Brother”: Donaldi nuk është fitues, mes çiftit s’ka dashuri

Ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana, teksa ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ka komentuar lidhjen e shumëpërfolur mes Donaldit dhe Beatrix. Për...

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...