Aktualitet

Abuzojnë me ndihmat, revoltohet aktori: Mallkuar kush përfiton nga kjo situatë


               Publikuar në : 16:37 - 29/11/19 A F

Tërmeti i rënë mëngjesin e 26 nëntorit solli një solidarizim shumë të madh të njerëzve. Për gjithë njerëzit e prekur nga pasojat fatale të kësaj fatkeqësie natyrore. Por, teksa ndihma për personat e prekur nga tërmeti vazhdon, janë denocuar raste abuzive. Ku flitet për raste shkeljesh dhe keqpërdorime të ndihmave.

Diçka të tillë e ka njoftuar edhe drejtuesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, po ashtu edhe reperi Noizy. Emrave të cilët e kanë ngritur këtë problematikë i është shtuar edhe aktori Bes Kallaku. i cili përmes një statusi në Instastory, ka reaguar i revoltuar.

Në postimin e tij, Kallaku tregon se ka marrë informacione për shpërdorime të ndihmave gjithandej.

“Ore a do bohemi njerëz ne edhe në të tilla ditë. Atë që kallëzoj edhe Noizy po ndodh gjithandej. Haram edhe mallkuar kush përfiton nga kjo situatë”, ka shkruar Besi.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT