Kronikë

Abuzoi seksualisht me vajzën e tij prej 3 vitesh, Gjykata lë në burg babain monstër

               Publikuar në : 15:31 - 12/07/19 Enno

Gjykata e Kurbinit ka dhënë sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për Shkëlqim Isufin, i cilësuar ndryshe si “babai monstër”, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij prej 3 vitesh, kur ajo ishte vetëm 15 vjeç.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se të pranishëm nuk ishin asnjë nga familjarët.

Arrestimi i tij erdhi pas denoncimit të vajzës së tij në emision “Fiks Fare”.

Gjithçka kishte filluar në Gjermani ku ajo së bashku me familjen e saj kishin shkuar si azilantë. Ajo ishte vetëm 15 vjeçe dhe atje ishte njohur me një djalë, lidhja ishte marrë vesh edhe nga familjarët dhe një ditë i ati e kishte ftuar të dilnin të dy bashkë në shëtitje.

Më çoi afër një liqeni, aty më tha ne do bëjmë të dy të njëjtat gjëra që ti ke bërë me atë djalin. Nëse do më kundërvihesh dhe do tregosh për çfarë do të ndodh këtu unë do të mbys në liqen”, tregon 18 vjeçarja.

Ky ishte vetëm fillimi, pasi i ati nuk kishte ditur më të ndalej. Edhe pas kthimit në Shqipëri ai kishte vazhduar ta dhunonte fizikisht dhe seksualisht vajzën e tij.

Ajo kishte denoncuar në polici përmes një avokati që e kishte kontaktuar në Facebook.

Bëra denoncimin por sa shkoi denoncimi im atë u vu menjëherë në dijeni nga një polic shok i tij.Më thirrën edhe mua në polici dhe më bënë presion duke më thënë se nëse nuk e tërheq kallëzimin , ndoshta edhe nuk provohet abuzimi e në atë rast do përfundoja unë në burg” tregon 18 vjeçarja e cila ishte detyruar të tërhiqte kallëzimin.

Por familja e 18-vjeçares bën hapin tjetër ku katër muaj më parë e fejuan vajzën me mblesëri, për të mbyllur gojën e njerëzve dhe turpin që mund t’i kaplonte.

Vajza e abuzuar vendos që të ballafaqohen me të atin dhe të ëmën. Fillimisht kjo e fundit nuk i beson, por kur i vendos regjistrimet në celular, ndërhyn babai, i cili kërkon që historia të mbyllet me aq dhe që nuk ka për të ndodhur më. Të njëjtin qëndrim mban edhe e ëma duke u shprehur se ajo që ka ndodhur, nuk do të përsëritet.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT