E hënë, 18 Janar, 2021
7 C
Tirana

Abuzoi me të miturën, 12 vite burg për rojen e shkollës

Para disa muajsh, abuzimi i rojes së shkollës në Babrru, Abaz Doga, me një vajzë të mitur, tronditi Tiranën. Kjo për shkak të fenomenit tronditës që është i pranishëm çdo ditë në çdo qytet të Shqipërisë.

Ditën e sotme, Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor 65 -vjeçarin Doga, duke e dënuar më 12 vite burg për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”.

Gjithashtu gjykata ka dënuar dhe të miturit e përfshirë në këtë skandal, më saktësisht 7 vite dhe 4 muaj burg për Klajdi Poçin, 3 vite dhe 8 muaj burg për 16-vjeçarin me iniciale R.O., si dhe të 15-vjeçarit me iniciale F.B. me 3 vite dhe 4 muaj burg.

Ngjarja është zbuluar vitin e kaluar kur 15- vjeçarja denoncoi 65-vjeçarin, pasi ai kishte abuzuar me të për një vit rresht. E mitura nuk ka treguar që në fillim që ai e ka detyruar të kryejë marrëdhënie intime me të, pasi ai e ka kërcënuar se kishte një foto të asaj me një djalë. Pasi ka abuzuar me të, ai ka bërë video intime dhe këtë këtë video ua kishte dhënë tre shtetasve, të sipërpërmendur të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e publikimit të videos, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën. Ngjarja e ndodhur në maj të vitit të kaluar, shkaktoi protesta të shumta.

Lexo edhe :   Skandali me sanitaren/Manastirliu: Ndëshkimi do të jetë maksimal

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...