Pas dy ish-ministrave të LSI-së, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka mbërritur kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro.
Ai do të merret në pyetje lidhur me abuzimet e ndodhura gjatë ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan.
Para tri ditësh, u mor në pyetje edhe ish-ministri Sokol Dervishaj, ndërsa para tij është pyetur po ashtu ministri tjetër i LSI-së, Edmond Haxhinasto.
Ky i fundit ka mohuar të ketë lidhje me aferat dhe ka shtuar të ketë adresuar në Kryeministri të gjitha shqetësimet e evidentuara edhe në auditet e KLSH. Aktualisht, lidhur me abuzimet gjatë ndërtimit të Tiranë-Elbasan, janë lënë në burg dy ish-zyrtarët Dashamir Xhika dhe Andi Toma.