E enjte, 19 Maj, 2022
24.5 C
Tirana

Abuzimi me tenderin, jepet vendimi për ish-drejtoreshën e Prokurimeve Publike

Ish-drejtoresha e Prokurimeve Publike, Edlira Naqellari, do të vijojë të qëndrojë në qeli. Ajo përfundoi pas hekurave, pas zbulimit të tenderit abuziv me uniformat e policisë. GJKKO la sot në fuqi masën “arrest me burg” ndaj. Edlira Naqellari kishte kërkuar zbutje të masës së sigurisë, por kjo kërkesë u refuzua.

Naqellari u arrestua bashkë me zyrtarë të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë abuzuar me dhënien e tenderit të uniformave të policisë. Këto arrestime janë bërë në lidhje me tenderin abuziv të 11 majit 2020, në lidhje me uniformat e policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera.

Në dëshminë e saj në Gjykatë, Naqellari këmbëngul se është e pafajshme dhe se nuk ka bërë asnjë shkelje, ndërsa thekson se ende nuk ka të qartë se cilin ligj ka shkelur. Sipas Naqellarit, Policia e Shtetit mbahej prej vitesh me donacione nga shtete të ndryshme, dhe për këtë arsye ishte rënë dakord që më në fund, efektivët e Policisë së Shtetit që të visheshin me uniforma dinjitoze.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Presidenti/Alibeaj: Do konsultohemi me aleatët, një tjetër mbledhje nesër

Pak çaste më parë ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD, thirrur nga Enkelejd Alibeaj. Në një prononcim për mediat, Alibeaj tha se...

SPAK i jep goditjen e fortë krimit/Rama: Mbështetje deri në fund

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sa i takon operacionit të SPAK. Me anë të një postimi në Twitter, kreu i qeverisë thekson se ky...

Erdogan i prerë: S’do pranojmë hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të enjten se vendi i tij "do t'i thotë jo hyrjes së Suedisë dhe Finlandës në NATO", duke përsëritur...

Si po ndikon l*fta në furnizimet globale të ushqimit

OKB-ja tani po e quan atë një luftë tjetër brenda luftës së Rusisë në Ukrainë. Në vendin e përshkruar dikur si shporta ushqimore e...

Shkollat e universitetet pushim në 25 Maj, Tirana në “shtetrrethim”

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar se 25 Maji do të jetë pushim për të gjitha institucionet arsimore në vend. “Referuar vendimit të qeverisë...