E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

Abuzimi me të miturën, Spiropali bën propozimin e rëndësishëm në Kuvend

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka shprehur qëndrimin e saj lidhur me abuzimin seksual ndaj një të mitureje në Mirditë. Në fjalën e saj në Kuvend, ajo ka kërkuar nga gjyqtarët që për rastet e abuzimeve seksuale të jepen dënime maksimale.

Spiropali propozon ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale, që përdhunuesit e të miturve mos përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, që mund ti ulë dënimin deri në 1/3. Ajo kërkoi nderhyrje, që përdhunuesit e të miturve të mos pranojnë nga gjykimi i shkurtuar. Ministja tha më tej se si nënë e dy fëmijëve të mitur, do të angazhohet që të mbështes nismat e protestuesve për parandalimin e dhunës, caktimin e detyrave për autoritetet dhe çdo institucion që punon për fëmijët.

“Brenda dy javësh, dy denoncime për raste të rënda për abuzime seksuale me të mitura. Do ishte mendjelehtësi t’i konsiderojmë si raste të izoluara. Jemi vendi i vogël. Fenomenit duhet t’i vëmë emrin krim dhe mendësinë e ushqen këtë krim duhet ta izolojmë. Në afat më të gjatë duhet të marrim masat për të shfarosur të zezën që vret gra dhe vajza. Protesta në Tiranë, Mirditë dhe Shkodër ishte e lavdërueshme. Meriton të gjithë respektin.

Kjo nuk mjafton. Të dhënat flasin vetë. Dhuna ndaj gruas nuk është vetëm pasojë e rreziqeve të jashtme, por ndodh edhe më shpesh në familje. Shumë gra besojnë se dhuna duhet toleruar për të mbajtur të bashkuar familjen. Bërja publike jashtë rrethit familjar konsiderohet e turpshme. 1 në 100 gra besojnë se kur një grua përdhunohet, mendojnë se vetë viktima ka bërë një gabim. Të bëhet kujdes për moscenimin e dinjitetit. Origjina e dhunës nuk është kurrë viktima. Hapësira e denoncueseve për çështje kaq delikate duhet shtuar.

Bërja publike e detajeve të abuzimeve dhe trajtimi i viktimave pa respektin e duhur dhe tjerrjet pa fund janë një tjetër abuzim i rëndë që familjet e tyre e vuajnë. Ligji është forcuar.

Duhet ndërhyrje që përdhunuesit e të miturve të mos pranojnë nga gjykimi i shkurtuar. Si nënë e dy fëmijëve të mitur do angazhohem të mbështes nismat e protestuesve për parandalimin e dhunës, caktimin e detyrave për autoritetet dhe çdo institucion që punon për fëmijët”, përfundoi Spiropali.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Euro 2020/ Dita hapet me Finlandë-Rusi, për rusët detyrim fitorja ndaj fqinjëve

Faza e grupeve të UEFA EURO 2020 hyn sot në xhiron e ndeshjeve të dyta. Finlanda përballet me Rusinë, Turqia përballet me Uellsin dhe...

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore...