E martë, 31 Mars, 2020
19 C
Tirana

Abuzimi me çmimet e maskave e dezifektantëve. Ja çfarë masash janë marrë

Lexo edhe ...

“Fundi i epidemisë është larg”/ OBSH: Kjo do të jetë një betejë e gjatë

Koronavirusi vijon të marrë me mijëra jetë njerëzish dita ditës. Ekspertë nga e gjithë bota po punojnë për gjetjen e një vaksine që do...

Soreca video-konferencë me Bashën: Duhet monitorim i opozitës

Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ditën e sotme ka zhvilluar një video-konferencë me Kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Soreca ka zbardhur bisedën, teksa...

Shoqëroi mjekët dhe infermierët në Itali, Gent Cakaj futet në vetëkarantinim

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Genc Cakaj është futur në vetëkarantinim pas kthimit të tij nga Italia, ku shoqëroi mjekët dhe infermierët...

COVID-19/ Greqia shtyn 5 muaj lejet e emigrantëve që u përfundon afati

Qeveria greke ka vendosur që të shtyjë me 5 muaj lejet e qëndrimit dhe vërtetimet e dorëzimit të kërkesës për ripërtëritjen e tyre për...

Autoriteti i Konkurrencës ka vënë nën hetim tregun e shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve paramjekësore. Ky vendim pason pas ankesave të shumta gjatë këtyre ditëve, kur shqiptarët janë në izolim. Nga një monitorim i bërë është konstatuar se ka patur një rritje të konsiderueshme të çmimeve të maskave dhe dezifektantëve në të gjitha rrjetet, si në depo edhe në farmaci të vogla.

Autoriteti i Konkurrencës ka realizuar një monitorim në këtë treg. Monitorimi u fokusua në tregtimin e materialeve; dezifektantë duarsh, alkool dhe maska, për të cilat
kërkesa konsumatore ka qenë në rritje si pasojë e situatës së krijuar nga virusi COVID-19.

Nga verifikimi në terren u konstatua se tregu ka mungesë të materialeve në nivelin e tregtisë me pakicë (rrjeti farmaceutik), rritje e pajustifikueshme e çmimit në të gjitha nivelet e tregtimit të këtyre materialeve (depo farmaceutike dhe rrjeti i farmacive). Hetimi do të shtrihet nga janari deri në maj të këtij viti.

NJOFTIMI 

VENDIMI
AUTORITETI I KONKURRENCËS
KOMISIONI I KONKURRENCËS

VENDIM
Nr. 684, Datë 18.03.2020
“Për hapjen e hetimit paraprak në tregun e shitjes me shumicë dhe me pakicë të materialeve paramjekësore”

Komisioni i Konkurrencës me pjesëmarrjen e: Në mbledhjen e tij të datës 18.03.2020, shqyrtoi çështjen me: Objekti: Mbi monitorimin e tregut të shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve paramjekësore. Baza Ligjore: Neni 4, Neni 9, Neni 24, shkronja (d) dhe neni 44 i ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar.

Komisioni i Konkurrencës, pas shqyrtimit të relacionit të Sekretarit të Përgjithshëm mbi monitorimin e tregut të shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve paramjekësore,

VËREN SE :

Nisur nga disa shqetësime në masmedia dhe ankesave të paraqitura pranë Autoritetit të
Konkurrencës mbi rritjen e çmimit të materialeve paramjekësore, Autoriteti i Konkurrencës në bazë të nenit 28 të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, realizoi një monitorim në këtë treg, i cili konsistoi në vlerësimin e sjelljes së ofruesve të këtyre materiale në të gjitha nivelet e tregtimit (shumicë dhe pakicë).

Monitorimi u fokusua në tregtimin e materialeve dezifektant duarsh, alkool dhe maska, për të cilat kërkesa konsumatore ka qenë në rritje si pasojë e situatës së krijuar nga virusi COVID-19. Nga verifikimi në terren konstatohen se: tregu ka mungesë të materialeve në nivelin e tregtisë me pakicë (rrjeti farmaceutik), rritje e pajustifikueshme e çmimit në të gjitha nivelet e tregtimit të këtyre materialeve (depo farmaceutike dhe rrjeti i farmacive).
Nga sa më sipër, ka shenja të arsyeshme të një sjellje të mundshme antikonkurruese të
ndërmarrjeve që operojnë në këto nivele tregtimi, e parashikuar në nenet 4 dhe 9 të ligjit nr. 9121,datë 28.07.2003, “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar.

PËR KËTO ARSYE:
Komisioni i Konkurrencës, bazuar në nenin 4 dhe 9, nenin 24, shkronja (d) dhe nenin 42 të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar,

VENDOSI:
1. Hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e shitjes me shumicë dhe me pakicë të materialeve paramjekësore.
2. Hetimi paraprak të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2020 deri në 31 maj 2020.
3. Raporti i hetimit paraprak duhet të paraqitet në Komisionin e Konkurrencës jo më vonë se 2 (dy) muaj nga përfundimi i periudhës hetimore.
4. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për zbatimin e këtij vendimi dhe njoftimin e palëve të interesuara. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KOMISIONI I KONKURRENCËS

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

“Fundi i epidemisë është larg”/ OBSH: Kjo do të jetë një betejë e gjatë

Koronavirusi vijon të marrë me mijëra jetë njerëzish dita ditës. Ekspertë nga e gjithë bota po punojnë për gjetjen e një vaksine që do...

Soreca video-konferencë me Bashën: Duhet monitorim i opozitës

Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ditën e sotme ka zhvilluar një video-konferencë me Kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Soreca ka zbardhur bisedën, teksa...

Shoqëroi mjekët dhe infermierët në Itali, Gent Cakaj futet në vetëkarantinim

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Genc Cakaj është futur në vetëkarantinim pas kthimit të tij nga Italia, ku shoqëroi mjekët dhe infermierët...

COVID-19/ Greqia shtyn 5 muaj lejet e emigrantëve që u përfundon afati

Qeveria greke ka vendosur që të shtyjë me 5 muaj lejet e qëndrimit dhe vërtetimet e dorëzimit të kërkesës për ripërtëritjen e tyre për...

Koronavirusi/ Si paraqitet gjendja në kontinentin e varfër të Afrikës

Edhe kontinenti i Afrikës duket të jetë “pushtuar” nga koronavirusi, teksa raportohet se në 47 prej 54 shteteve janë konfirmuar raste të virusit. Qendra afrikane...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT