Shqipëria

“Abuzimet”, pediatrja rrëfen historinë: Tentuar të ma rrëmbejnë vajzën në 1997 (Video)

               Publikuar në : 21:33 - 11/02/19 Enno

Pediatrja Lira Gjika e ftuar në emisionin “A Show” të moderatorit Adi Krasta në News 24 duke komentuar rastin e përdhunimit në Kavajë u shpreh e indinjuar për mënyrën sesi shumë femra bien preh e dhunës ‘verbale’ dhe fizike. Pediatrja nuk mundohet të gjejë fajtorë por thotë se në këtë histori të gjithë si vajza ashtu edhe djemtë janë viktima.

Gjika tha se  ka ardhur koha që në Shqipëri të merren me vetë njeriun dhe jo me ndarjen në gjendje femër apo mashkull.

“Kjo ngjarje na tund na bën një elektroshok  për arsimin. Ka dhjetëra vajza që i molestojnë. Shiko ka ardhur koha të merremi me njeriun. Ka mundësi ta heqim nga lista atë mashkull, femër ta bëjmë vetëm njerëz”, tha ajo.

Ajo tregoi në studio se në ketë situatë kishte qenë edhe familja e saj, duke treguar një episod të vitit 1997 ku i kishin rrëmbyer e tentuar t’i përdhunonin të bijën.

Ku gabuam ne në këtë histori?

Lira Gjika: Nuk u gabua, ne po fillojmë të flasim. Jemi në rrugën e të menduarit të gjërave. Nuk jemi shumë të talentuar në këtë drejtim dhe flasim emocionalisht. Është rast fatlum ka shuëm të tjera raste që nuk kuptohen, nuk tregohen. Ky rast i bën të rriturit më të vëmendshëm.

Ti personalisht ku e vë theksin, media bëri atë që duhet apo e teproi, politika ndërhyri në mënyrë sensacionale?

Përpiqemi duke shfrytëzuar plagët tona edhe pse jo bukur, unë them që shteti po interesohet. Në këtë rast është marrë vetë kreu i qeverisë.

Mua më duket sikur ka munguar shteti…

Lira Gjika: Frika ndërtohet në familje. Në shkollë e dinin dhe heshtnin. Si mund të heshtte shkolla?

Po kërkon të fajësosh shkollën…praktikisht familja qëndron larg kësaj ngjarje… S’të duket anormale që u morën me vajzën e familjen e saj dhe jo me ata djem?

Lira Gjika: Edhe ata janë të mitur, duhet të kesh një model që kërkon në jetë. Ata janë rritur në një mjedis ku gruaja nuk respektohet. Aty dy duhet të jenë dy lidera dhe kjo do zbulohet nga hetimi, por unë them që aty të gjithë janë viktima.

U zgjidh kjo çështje me kaq?

Lira Gjika: Historia sa ka nisur ajo vajza është nën kërcënim, familja e saj, nëna e saj është e linçuar, e etiketuar. Mos harro që është një qytet i vogël maskilist. Duhet të ndërhyhet me profesionalizëm. Të marrin të shpëtojnë vajzën se ndjehet e pisët, e frikshme.

Duket sikur ke përjetuar një situatë të ngjashme…

Lira Gjika: Po edhe mua kanë tentuar të ma rrëmbejnë e përdhunojnë vajzën në 1997. E kanë rrëmbyer, por dikush ishte aty dhe e shpëtoi. E di mirë çdo të thotë kjo histori për atë familje dhe për atë vajzë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT